Fjalë Kyçe

Zemaj kërkon pullë postare me mjekët që vdiqën gjatë betejës me COVID-in

Zemaj kërkon pullë postare me mjekët që vdiqën gjatë betejës me COVID-in

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar Postën e Kosovës.

Ai ka përshëndetur respektimin e masave anti-COVID nga menaxhmenti i kësaj kompanie, teksa ka kërkuar nga u.d i kryeshefit, Xhevdet Smakiqi që si shenjë nderimi të krijojë një Pullë Postare me punëtorët shëndetësorë që kanë vdekur në luftë kundër pandemisë.

Ky është postimi i Zemajt në FB:

Posta e Kosovës edhe gjatë kohës së pandemisë, ka vazhduar t’ju ofroj shërbimet e nevojshme qytetarëve të vendit, pavarësisht numrit të madh të të infektuarave të punonjësve të Postës.

Është për t’u përshëndetur respektimi i masave anti Covid gjatë tërë kohës si nga ana e menaxhmentit të Postës po ashtu edhe nga ana e gjithë personelit.

Gjatë takimit të sotëm me z. Xhevdet Smakiqin, u.d. i kryeshefit të Postës, kërkova që si shenjë nderimi që të krijojnë një Pullë Postare ku qëllimi është t’i nderojmë punëtorët shëndetësorë që kanë ndërruar jetë në luftën kundër pandemisë.