Fjalë Kyçe

Zemaj koordinohet me ministrat e shteteve të rajoni për fillimin e hapjes pas pandemisë

Zemaj koordinohet me ministrat e shteteve të rajoni për fillimin e hapjes pas pandemisë

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologët e tij në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni të Veriut.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, ai tha se bashkë me homologët e tij kanë biseduar rreth bashkëpunimit për përballjen me pandeminë.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj bisede, është diskutuar edhe për hapa të tjerë të bashkëpunimit të ardhshëm midis Kosovës dhe këtyre shteteve në fushën e shëndetësisë.

“Ministri Zemaj i ka njoftuar homologët Manastirliu, Hrapoviq e Filipçe për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e kufirit në mes të Republikës së Kosovës me këto shtete. Ministrat u dakorduan që në ditët në vijim të takohen për të diskutuar në mënyrë edhe më të detajuar bashkëpunimin midis shteteve në shëndetësi”, thuhet në njoftim.