Fjalë Kyçe

Zemaj paralajmëron ashpërsim të masave, kritikon qytetarët dhe gastronomët

Zemaj paralajmëron ashpërsim të masave, kritikon qytetarët dhe gastronomët

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar ashpërsim të masave në Kosovë.

Zemaj ka thënë se përkundër masave të vendosura, qytetarët po vazhdojnë të mos respektojnë masat, andaj siç ka thënë ai Qeveria është e detyruar të jetë më e ashpër në vendimet e saj.

Ai ka përmendur rastin e mbrëmshëm, ku në shumë qytete të Kosovës kishte grumbullime të mëdha të njerëzve, gjersa ka kritikuar gastronomët për mosrespektim të masave.

“Prandaj kemi provuar ta ruajmë shëndetin publik, ekomomik e mental. E kemi bërë duke u këshilluar me ekspertët për secilin vendim dhe hap në luftimin e kësaj pandemie. Krahas Pavarësisht kësaj dje dhe pardje ishim drejt një realiteti krejt tjetër. Në mbrëmje rekomandimet nuk u respektuan nga gastronomët dhe qytetarë. Isha dëshmitar vetë nga terreni por edhe nga inspektorët. Përballë kësaj situate ne jemi të detyruar të ashpërsojmë masat. Do të koordinojmë veprimet dhe nuk do të lejojmë rëndimin e situatës në sistemin shëndetësor. Krahas masave që do të marrim do të ndihmojmë edhe funksionimin më të lehtë të sistemit shëndetësor. Nga kjo javë do të shtohet numri i inspektorëve në terren. Tash e sa kohë jemi treguar bashkëpunues dhe transparent duke tentuar të rrisim vetëdijen kolektive, por siç edhe po shihet kjo nuk ka mjaftuar. Përballë numrit të të infektuarve në rritje jemi të detyruar të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi që ata që nuk zbatojnë masat, do të marrin dënimin e merituar”, u shpreh ai.