Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë të hënën se “do ta dëshmojë” që Klinika Emergjente është prioritet i tiji.
Zemaj e ka vizituar Emergjencën në mbrëmje, duke thënë se ka parë për së afërmi që ngarkesa e punës është tejet e madhe.
“Me të drejtë, emergjenca është krenaria e shëndetësisë së shtetit tonë. Ajo ka nevojë për personel, ka nevojë për pajisjet mejekësore, barnat dhe materialin shpenzues. Emergjenca është prioritet, këtë do ta dëshmoj”, ka shkruar Zemaj në Facebool.
Ai megjithatë ka thënë se “qytetarët duhet të marrin trajtim sipas nivelit”.
“Tërë sistemi nuk mund të mbulohet nga përkujdesja tretësore e Klinikës emergjente, andaj, edhe sistemi i referimit duhet të funksionojë në përputhje me ligjin”, ka kërkuar ai.