Fjalë Kyçe

Zemaj: Presim që vaksinimi të nisë në shkurt, s’ka lirim të masave

Zemaj: Presim që vaksinimi të nisë në shkurt, s’ka lirim të masave

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se presin që procesi i vaksinimit të nisë në muajin shkurt.

“Jemi duke punuar intensivisht. E mira është që e kemi siguruar zinxhirin e ftohjes, derisa përgatitjet teknike janë në realizim. Është hartuar strategjia e imunizimit. Procesi i vaksinimit do të fillojë sipas dinamikës dhe sigurimit të vaksinës ashtu siç po pretendojmë jo vetëm ne, por edhe vendet evropiane”.

Ai, në një konferencë për media pas prezantimit të pullës postare dedikuar personelit shëndetësor që ka humbur jetën nga COVID-19, ka thënë se për momentin nuk do të ketë lirim të masave.

“Ne këto ditë, edhe ditën e djeshme, kemi pasë numrin rekord të testimeve në Kosovë. Pozitiviteti ka qenë shumë i kënaqshëm, por kjo nuk do të thotë që mund t’ia lejojmë vetes komoditetin që të shkojmë drejt lirimit të ndonjë mase të caktuar e cila mund ta prish stabilitetin që e kemi tash – edhe të gjendjes pandemike, por edhe të rasteve spitalore”.