Fjalë Kyçe

Zemaj publikon pamje nga Klinika Infektive në QKUK: Mos u shliro (VIDEO)

Zemaj publikon pamje nga Klinika Infektive në QKUK: Mos u shliro (VIDEO)

Në vend ende po vazhdon rritja e rasteve me koronavirus.

Bazuar në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ende janë 3 mijë e 383 raste aktive me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka publikuar sonte një video me pamje nga Klinika Infektive në QKUK.

Ai ka porositur qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat antiCOVID-19.

“Mos u shliro”, shkruan ai në Facebook.

Ndërsa bazuar në raportin ditor të ShSKUK-së 603 pacientë po trajtohen në kuadër të klinikave Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, prej tyre, 419 janë me Covid-19, prej tyre 42 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 18 në respiratorë dhe 24 me CPAP maskë.

https://www.facebook.com/zemajarmend/videos/755822101855543/