Fjalë Kyçe

Zemaj reagon pas vdekjes së 71 vjeçarit nga koronavirusi

Zemaj reagon pas vdekjes së 71 vjeçarit nga koronavirusi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar pas viktimës së parë të koronavirusit që nga ardhja e tij në krye të këtij posti.

Bëhet fjalë për 71 vjeçarin me inicialet Sh.G., nga komuna e Vushtrrisë, i cili vdiq mbrëmë në Klinikën Infektive të QKUK’së.

“Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese” njoftoi Klinika Infektive.
Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë thirrje që të ketë më shumë kujdes.

Ai iu ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

Zemaj po ashtu ka folur edhe për vizitën e tij në këtë komunë si një nga më të prekurat deri më tani nga pandemia Covid-19.