Fjalë Kyçe

Zemaj: S’ka kufizim të lëvizjes, presim respektim të rregullave nga qytetarët

Zemaj: S’ka kufizim të lëvizjes, presim respektim të rregullave nga qytetarët

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nëpërmjet një konference për media pas mbledhjes së Komiteti për parandalimin e përhapjes së COVID-19, propozoi masat e reja që do të hyjnë në fuqi.

Zemaj bëri të ditur se gastronomisë i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë nga ora 21:00 deri në ora 05:00, njofton Klan Kosova

I pyetur për kufizimin e lëvizjes, Zemaj tha se nuk do të ketë kufizimi të tillë dhe se pret që qytetarët të jenë të përgjegjshëm për të respektuar rregullat.

“Ju bëjë thirrje për solidaritet dhe bashkëpunim pasi askush nuk është i tepërt në luftën kundër pandemisë”.

“Qytetarët tanë nuk meritojnë mbyllje dhe kthim në pikën zero”.

“Sa i përket përkufizimit të lëvizjes, nuk do të ketë shpresojmë që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent duke respektuar masat”, deklaroi Zemaj.

Zemaj mes tjerash bëri të ditur se vendimet e propozuara gjatë ditës sotme do të hyjnë në fuqi me nënshkrimin e tij dhe shpreson që nesër të jenë të gatshme për të hyrë në fuqi.