Fjalë Kyçe

Zemaj tregon arsyen pse Gjermania nuk i pranon testet nga IKSHPK-ja

Zemaj tregon arsyen pse Gjermania nuk i pranon testet nga IKSHPK-ja

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur rreth testimeve të Laboratoreve nga IKSHPK-ja dhe mosnjohjen nga shteti i Gjermanisë për këto teste.

Zemaj tha se arsyeja se pse Gjermania i konteston testet është se Kosova nuk është anëtare e OBSH-së dhe laboratoret nuk kanë licencë nga kjo e fundit.

“Një shtet evropian e konteston edhe cilësinë e testimeve. Nuk e di pse, unë jam munduar ta sqaroj edhe me profesor Ramadanin, unë e kam parë, se Kosova nuk është anëtare e OBSH-së, Laboratoret tona nuk janë të licencuara nga OBSH-ja, domethënë se testet e fundit na kanë ardhur pikërisht nga Gjermania. Nesër, pasnesër do t’i pranoj edhe 5 mijë teste si donacion nga Gjermania”, u shpreh Zemaj në Pressing.

Zemaj më tutje tha se aparatet në Laboratore janë në nivelin e duhur.