Fjalë Kyçe

Zemaj: Vendet e rajonit janë duke ju ekspozuar rikthimit të infeksionit

Zemaj: Vendet e rajonit janë duke ju ekspozuar rikthimit të infeksionit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media, ka thënë se lirimi i masave nënkupton shtimin e përgjegjësisë.

Ai po ashtu tha se rikthimi i shërbimeve shëndetësore nuk duhet që të krijojë lehtësira të mëdha sa i përket lirimit të masave, shkruan Gazeta Express.

“Nuk duhet që të na krijojë lehtësira të mëdha, pasi vendet e rajonit janë duke u ekspozuar rikthimit të madh të infeksionit, andaj duhet të kemi kujdes të shtuar. Lirimi i masave na ngarkon me përgjegjësi shtesë”, tha Zemaj.