Fjalë Kyçe

Zeneli i lumtur që iu bashkua klubit francez

Zeneli i lumtur që iu bashkua klubit francez

Arbër Zeneli është shumë i lumtur që i është bashkuar klubit të tij të ri, Stade De Reims, pas kompeltimit të transferit të tij nga Heerenveeni të shtunën.

Anësori i Kosovës Arbër Zeneli edhe zyrtarisht iu bashkua klubit francez, Stade de Reims, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare të shtunën, shkruan Gazeta Express.

23-vjeçari kosovari i bashkohet Reimsit nga klubi holandez Heerenveen, me të cilin pati një sezon vjeshtor fantastik.

Ai e ka quajtur shumë të mrekullueshëm klubin e tij të ri Reims, si dhe i ka falënderuar kompaninë Colossal Sports Management që ia mundësoi kalimin në Ligë 1.

“Jam shumë i lumtur për transferimin tim te ky klub i mrekullueshëm”, shkroi Zeneli në Instagram.

Kosovari nuk dëshiron të humbasë kohë dhe ta nisë vendosjen e synimeve të reja me klubin e ri.

“Koha për të vendosur synime të reja”, shtoi ai.

Zeneli ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane, sidomos atyre turk dhe së fundmi gjigantit anglez Chelsea, por 23-vjeçar ka zgjedhur që karrierën ta vazhdojë në Ligë 1 të Francës.

Në Francë e vlerësojnë transferimin e Zenelit në Remis si ndër goditjet më të mira në afatin kalimtar të janarit.

Kalimi i kosovarit në Remis u kompletua sonte në mbrëmje, pasi ai i kaloi me sukses testet mjekësore dhe nënshkroi kontratë pesëvjeçare.

Blerja e Zenelit i ka kushtuar Remisit 5 milionë euro, të cilat i shkojnë Heerenveenit.

Zeneli kishte nëntë asiste dhe tri gola në pjesën e parë të sezonit në Holandë më Heerenvenin, të cilat i ndihmuan atij të bjerë në radarin e shumë skuadrave evropiane dhe përfundimisht në duart e francezëve të Remis.