Fjalë Kyçe

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi paralajmëron padi për Lëvizjen FOL

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi paralajmëron padi për Lëvizjen FOL

Lëvizja FOL ka publikuar sot një raport me shumë të pavërteta rreth pasurisë së zëvendëskryeministrit/ministrit të Diasporës Dardan Gashi.

Në platformën e krahasimit të pasurisë për zyrtarë publik për vitet 2010-2019 kjo organizatë qëllimisht ose jo, ka shtuar më shumë se 1 milionë euro në pasurinë e ministrit Gashi.

Për këtë gjë zëvendëskryeministri Gashi do të padis organizatën në fjalë.
Gjeni më poshtë të plotë reagimin e ministrit Gashi.

Lëvizja FOL në publikim që ka lansuar sot, paska rritur pasurinë time në më shumë se 1ml euro, gjë e cila nuk është aspak e vërtet.
Përkundrazi më lejoni të ju njoftoj se pasuria ime vetëm se është zvogluar në tre vitet e fundit.
FOL qëllimshëm ose jo, paska rritur vlerën e letrave me vlerë që unë posedoj.
Por siq mund ta shihni edhe ju, në deklarimin tim të pasurisë të bërē në vitin 2015, vlera e letrave është krejt tjetër.
Unë kam deklaruar dy lloj letra me vlerë në Agjencinë Anti Korrupsion në vitin 2015 me këto vlera: Njëra 15.00 dhe tjetra 145.00.
Ndërsa Lëvizja FOL në publikim e saj këtyre letrave u ka rritur vlerën për më shumë se 1 ml.
Vlerat te ky publikim figurojnë 1.576.007.00
Personalisht do marr të gjitha masat e nevojshme, përfshirë edhe padi, për pavertëtsinë e këtij dokumenti.
Me respekt
D.G