Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj njofton se u infektua me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selmanaj, përmes një postimi në Facebook, i cili tha se është asimptomatik.
“Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme”, ka shkruar Selmanaj.
https://www.facebook.com/driton.a.selmanaj/posts/787082705163167