Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, ka konfirmuar se janë siguruar votat dhe kuorumi i nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.
“Jemi në pritje të takimit të kryesisë (së kuvendit). Koha e seancës ende nuk dihet. Pritet të jetë pasdite”, tha Rexhepi për Radion Evropa e Lirë .
Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti tashmë ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme që të thirret seanca e jashtëzakonshme e kuvendit, për zgjedhjen e presidentit të ri, merr vesh Radio Evropa e Lirë.
Që të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, duhen nënshkrimet e të paktën 40 deputetëve. Më pas, kryesia e kuvendit mblidhet për të caktuar kohën e mbajtjes së kësaj seance.