Fjalë Kyçe

Zëvendësministri i Infrastrukturës: Të gjitha rrugët e Kosovës janë të kalueshme

Zëvendësministri i Infrastrukturës: Të gjitha rrugët e Kosovës janë të kalueshme

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se edhe në këto orë të vona janë në terren për t’u siguruar se po punohet me intensitet të shtuar në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme pavarësisht reshjeve të vazhdueshme.

Ai thotë se, në të gjitha shtatë regjionet kompanitë e kontraktuara janë në teren dhe aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme, raporton Indekonline.

“Lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të të kenë me vete paisjet e nevojshme dhe të vozisin me kujdes të shtuar.

Ne do të kujdesemi që ju ta keni sa më të lehtë lëvizjen nëpër rrugët që janë në kompetencë të MMPHI – së”, shkroi ai në Facebook.