Fjalë Kyçe

Zëvendësministri i Qeverisë Hoti uron VV’në për fitoren në Podujevë, e quan ndryshim pozitiv

Zëvendësministri i Qeverisë Hoti uron VV’në për fitoren në Podujevë, e quan ndryshim pozitiv

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme nga AAK, Gani Dreshaj ka uruar Shpejtim Bulliqin e VV’së për fitoren e arritur në Podujevë, duke e quajtur këtë ndryshim pozitiv, shkruan Gazeta Metro.

Dreshaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se ndryshimi duhet të ndodhë kudo në ato komuna ku janë krijuar klane interesi e familjare, pavarësisht subjektit partiak.

“Qytetari i Kosovës është mjaft dënues ndaj të keqes dhe shumë vlerësues ndaj të mirës. Jam i bindur që humbja është e shëndetshme edhe për LDK-në.”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Sot ndryshimi ndodhi në Podujevë. Mendoj që secili ndryshim është pozitiv.

I uroj suksese Shpejtim Bulliqit. Ndryshimi duhet të ndodhë kudo në ato komuna ku janë krijuar klane interesi e familjare, pavarësisht subjektit partiak.

Qytetari i Kosovës është mjaft dënues ndaj të keqes dhe shumë vlerësues ndaj të mirës.

Jam i bindur që humbja është e shëndetshme edhe për LDK-në