Fjalë Kyçe

Zëvendëssekretari i Këshillit të Evropës demanton Bislimin: Nuk është përshkrim i saktë i deklaratës

Zëvendëssekretari i Këshillit të Evropës demanton Bislimin: Nuk është përshkrim i saktë i deklaratës

Zëvendëssekretari i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, ka demantuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, pasi ky i fundit tha se Berge mbështeti iniciativën e Kosovës për aplikim anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

“Fatkeqësisht, ky nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me një aplikim të mundshëm në Këshillin e Evropës”, ka shkrur Berge në Twitter, në një replikë të asaj që ka shkruar Bislimi, transmeton Klankosova.

“Kënaqësi të takoj Bjorn Bergen gjatë qëndrimit tim në Strasburg, i cili mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Diskutimi ynë u fokusua edhe në theksimin e progresit të lavdëruar të Kosovës, reformave dhe përafrimit me vlerat dhe politikat e jashtme evropiane”, kishte shkruar Bislimi, çka bëri që Berge të reagojë.