Fjalë Kyçe

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kreun e Podujevës: Kur dhe si mund të votoni përmes postës

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kreun e Podujevës: Kur dhe si mund të votoni përmes postës

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka bërë të ditur  mënyrën e si dhe kur mund të votohet përmes postës në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kreun e Podujevës.

Votuesit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, në fletëvotimin për Kryetar Komune ku janë të renditur emrat e kandidatëve, duhet të shënojnë vetëm një kandidat.

Fletëvotimin për Kryetar Komune mund ta gjeni në ueb faqen e KQZ-së, www.kqz-ks.org te linku: “Shërbimet për Votuesit”, pastaj linku: “Votimi Përmes Postës”

Kthimi i pakos së fletëvotimit:

Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.

Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Votimi Përmes Postës, Posta nr. 6, KUTIA 351, 10 000 Prishtinë, Kosovë.

Fletëvotimin përmes postës, duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar.

Nëse dërgoni fletëvotime për persona të tjerë, fletëvotimet do të refuzohet.

Periudha e votimit përmes postës është nga 3 mars – 13 mars 2020

Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 13 mars 2020.