Sipas projeksioneve, zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian kanë treguar humbje të ndjeshme për dy grupet më të mëdha, Partinë Popullore Evropiane dhe Social-Demokratët.
Megjithatë, ato mbesin grupet më të mëdha.
Të Gjelbrit dhe Liberalët kanë shënuar rritje, sikurse edhe nacionalistët e krahut të djathtë e grupet populiste.
Sipas projeksioneve të para, EPP-ja mbetet partia e parë me 178 ulëse. Pas saj vijnë socialdemokratët me 147. 101 ulëse kanë siguruar liberalët e 70 të gjelbrit. Konservatorët kanë marrë 60 ulëse, e nacionalistët e ekstremit të djathtë 57. Populistët kanë marrë 56 vota, ndërsa të majtët 41. Të tjerët kanë marrë 33 ulëse, ndërsa të pavarur janë tetë. (Këto rezultate janë të publikuara në mesnatë)
Rezultatet për shtetet e ndryshme kanë dhënë përzierje të shumta, ndërsa ato pritet që me kohë të qartësohen.
Sot u konfirmua se Parlamenti Evropian do të bëhet me një eurodeputete shqiptare. Arba Kokalari në Suedi ka marrë votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në këtë parlament.