Fjalë Kyçe

Zgjedhjet në FFK, mediat nuk lejohen as në oborrin e Federatës

Zgjedhjet në FFK, mediat nuk lejohen as në oborrin e Federatës

Me fillim nga ora 11:00 Federata e Futbollit të Kosovës fillon zhvillimin e Kuvendit Zgjedhor të kësaj federate ku edhe do të zgjidhet presidenti i ri i saj.

Pak minuta para fillimit të kuvendit, mediat dhe gazetarët e interesuar nuk janë lejuar as në oborrin e federatës, por janë duke qëndruar jashtë rrethojave të këtij objekti.

Agim Ademi, kryetari aktual i FFK-së është kandidati i vetëm për të marr këtë post.