Bazuar në rezultatet preliminare, socialdemokratët e Gjermanisë (SPD), kanë fituar ngushtë zgjedhjet federale në vend, duke mposhtur partinë e kancelares në largim, Angela Merkel.
SPD-ja siguroi 25.7 për qind të votave, derisa blloku konservator CDU-CSU 24.1 për qind.
Të Gjelbrit morën rezultatin më të mirë në historinë e partisë së tyre, duke dalë në vendin e tretë me 14.8 për qind të votave.
Për t’u formuar Qeveria duhet krijuar një koalicion, raporton BBC, derisa kreu i SPD-së, Olaf Scholz, ka deklaruar se qytetarët e duan atë për kancelar të ardhshëm.
“Do të jetë natë e gjatë zgjedhore, kjo është e sigurt. Qytetarët po presin pranë SPD-së sepse duan që të ketë ndryshim në Qeveri dhe një kancelar tjetër, të quajtur Olaf Scholz”, ka thënë ai të dielën mbrëma.