Fjalë Kyçe

Zgjedhjet në Podujevë: Vetëm tri parti kanë dërguar emrat e kandidatëve në KQZ

Zgjedhjet në Podujevë: Vetëm tri parti kanë dërguar emrat e kandidatëve në KQZ

Me 15 mars do të mbahen zgjedhjet për kryetar të komunës në Podujevë. Kjo pasi Agim Veliu, kryetari i deritanishëm, ka marrë postin e ministrit në qeverinë e re.

Indeksonline kontaktoi me zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezin i cili na konfirmoi se deri më tani vetëm LDK, LVV dhe PDK kanë dërguar emrat e kandidatëve për kryetar.

LDK për kandidat e ka propozuar Nexhmi Rudarin, Lëvizja Vetëvendosje do të garoj me Shpejtim Bulliqin, kurse PDK me Naim Fetahun.

Podujeva që nga përfundimi i luftës është udhëhequr nga LDK-ja.