Me katër vota për, Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i Bordit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM). Kjo pas propozimit të disa nga anëtarët në këtë institucion që kryetari të zgjidhet sot, meqenëse mandati i kryetarit, Jeton Mehetmi përfundon të martën.
Me të zgjedhur kryetari i ri, Mehemti ka kërkuar që vazhdimin e mbledhjes të bëjë Berisha. Mirëpo, me këtë nuk u pajtuan disa nga anëtarët prezent. Sipas tyre kryearti i sapo zgjedhur sot vazhdon mandatin e tij nga dita e martë dhe jo nga sot.