Fjalë Kyçe

Zgjodhi një spital privat, çfarë ndërhyrjeje kirurgjike iu nënshtrua Vjosa Osmani

Zgjodhi një spital privat, çfarë ndërhyrjeje kirurgjike iu nënshtrua Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani i është nënshtruar të mërkurën një ndërhyje kirurgjike në tëmth.

Zyra e Presidentes së Kosovës e ka konfirmuar, për gazetën online Reporteri.net, intervenimin kirurgjik të Vjosa Osmanit që sipas tyre ka qenë i lehtë dhe është realizuar me sukses.

Nga kjo Zyrë kanë bërë të ditur se Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili në gjuhën popullore njihet më shumë me fjalën “idhcë”.

Në të njëjtën kohë, Presidentja është përkujdesur që gjatë kohës sa ajo është në intervenim kirurgjik ta bëjë bartjen e “e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca”.