Kryeministri Edi Rama është i bindur në fitoren e skuadrës së tij të PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai tha se armë sekrete nuk ka për fitoren, por theksoi se një nga arsyet pse qytetarët duhet ti votojnë ata është se zgjohen herët dhe flejnë vonë.
Rama: Nuk ka armë sekrete këtu. Nëse ka një avantazh që mund të veçoj, se ka shumë, është që ne jemi shumë herë më të përgatitur sepse zgjohemi herët dhe flejmë shumë vonë, nxjerrim mësime, përgatitemi dhe për të arritur deri këtu sot, ne kemi punuar qysh përpara se të vinte Covidi. Jemi shumë shumë, më të përgatitur.