Fjalë Kyçe

Zgjohen nga koma Fidan Gashi dhe Enver Xhokli, të cilët gjenden në Austri

Zgjohen nga koma Fidan Gashi dhe Enver Xhokli, të cilët gjenden në Austri

Dy të lënduarit nga shpërthimi i një bombole gazi në një restaurant në Ferizaj, Enver Xhokli dhe Fidan Gashi janë zgjuar nga koma, shkruan IndeksOnline.

Kështu kanë bërë të ditur familjarët e tyre, ndërsa njoftimin e ka publikuar këngëtari Labinot Tahiri.

Të dy të lënduarit janë duke u trajtuar në Austri dhe sipas Tahirit janë duke u trajtuar shumë mirë.

Edhe 4 të tjerë janë duke u shëruar në Turqi.

Postimi:

Lajm i mirë!

E dashur diasporë dhe ju shqiptarë nga do që jeni , dhe që keni kontribur aq shumë për Fidan Gashin dhe Enver Xhoklin, po ua tregoj lajmin e mirë për gjendjen e tyre shêndetsore!

Sapo u informova nga familjet e tyre, ku këta  dy shpirta janë zgjuar nga koma dhe janë me vetëdie të plotë, po ashtu po trajtohen shumë mirë.

Zoti i madh bëri edhe një mrekulli!

Po ashtu uroj që edhe 4 personat e tjerë të cilët po trajtohen në Turqi, të janë shêndosh e mirë.

Vazhdojmë me misione të mdha në kujdesin 100% ndaj qytetarëve dhe vendit të shejtë Kosovë e Shqipërisë.