Fjalë Kyçe

Zhbllokohet rruga në terminalin doganor në Han të Elezit, flet ministri Aliu

Zhbllokohet rruga në terminalin doganor në Han të Elezit, flet ministri Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se është zhbllokuar rruga e terminalit doganor në Han të Elezit, e cila që nga vjeshta e vitit të kaluar ishte e bllokuar.

Në një konferencë për mediat, Aliu tha se kjo rrugë ishte bllokuar në mënyrë të padrejtë dhe për këtë shkak, transportuesit e mallrave janë detyruar të paguajnë nga 40 euro për të kaluar.

“Ka qenë 1 nëntori kur kemi marrë ankesë nga agjentët doganorë për bllokimin e rrugës në Han të Elezit. Transportuesit e mallrave kanë kaluar nëpër rrugën për të cilën u kërkuan 40 euro për të kaluar. Nëse ata donin të kalonin, duhej të paguanin nga 40 euro. Ky bllokim ka krijuar një situatë mjaft të pavolitshme për transportuesit e mallrave. Ky bllokim ka krijuar një precedent të keq ku një operator privat bllokon rrugën ku e gjithë zona përbëhet nga parcela në menaxhim të AKP-së e të privatizuara, pengesat kanë qenë të vendosura në pronësi të privatizuar. Kemi kërkuar nga AKP-ja të bëjë zhbllokimin e kësaj rruge, në ndërkohë kanë hasur në probleme. Në këtë proces nuk është përfshirë AKP-ja. Janë marrë vendimet për zhbllokim. Dje kemi marrë vendim për shpronësimin e pronave që janë në menaxhim të AKP-së. E jona ka qenë të marrim masa dhe mesazhi ynë është që çfarëdo lloj tendence që rrugët publike të bllokohen ne nuk do t’i lejojmë dhe do të zhbllokojmë çdo veprim të tillë. Edhe pse kohë, në fund ia arritëm që ta bëjmë një gjë të tillë”, tha ndër të tjerash Aliu.