Fjalë Kyçe

Zhduken dy vajza në Ferizaj, nëna e lajmëron rastin në polici dy muaj më vonë

Zhduken dy vajza në Ferizaj, nëna e lajmëron rastin në polici dy muaj më vonë

Një grua ka lajmëruar në Policinë e Kosovës në Ferizaj se dy vajzat e saj kanë ikur nga shtëpia që nga muaji gusht, shkruan Reporteri.net.

Në raportin 24 orësh të Policisë është thënë se nëna e tyre e ka lajmëruar rastin ditën e djeshme.

“Ankuesja f/k ka raportuar se prej muajit gusht të vitit 2020 dy vajzat e saj viktimat f/k njëra e mitur kishin dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre”, thuhet në raport.

Sipas nënës së vajzave ajo kishte pasur kontakt me to përmes telefonit dhe në rrjete sociale deri para disa ditëve.

“Deri para disa ditëve ajo kishte pas kontakte dhe vajzat i kishin thënë jemi duke jetuar në Prishtinë por më nuk ka kontakte”, lajmëron Policia.