Fjalë Kyçe

Zhduken dy vajza të mitura në Hajvali, policia vihet në kërkim

Zhduken dy vajza të mitura në Hajvali, policia vihet në kërkim

Dy femra nga Hajvalia e Prishtinës janë zhdukur dhe për fatin e tyre nuk dihet asgjë.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Ankuesja kosovare ka raportuar se, dy motrat e saj viktimat femra kosovare, njëra e mitur dhe tjetra fëmijë (2009), janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja tyre.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.