Ka mbi 30 orë që Nazif Bytyqi nga Mushtishti i Suharekës ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Familjarët janë vënë në kërkim të tij, ku dhe kanë njoftuar policinë që 80-vjeçari është zhdukur.
Ata kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e familjarit të tyre, i cili ka probleme me sklerozën.
Për Klankosova njëri familjar, ka thënë se kanë informacione që Nazifi është parë në Prizren në lagjen Ortakoll.
Të gjithë ata që mund ta shohin 80-vjeçarin, mund të lajmërohen në numrat: 049 301 305 dhe 049 700 417