Fjalë Kyçe

Zhduket në mënyrë misterioze 23 vjeçari shqiptar në Amerikë

Zhduket në mënyrë misterioze 23 vjeçari shqiptar në Amerikë

Policia thotë se po vazhdon të kërkojë për Arsim Zendeli, një person i zhdukur në kushte misterioze që mbas 7 Prillit, shkruan “News Herald”.

Simbas shtypit lokal thuhet se Arsim Zendeli 23 vjeç nga qyteti Grosse Ile – Detroit , ka humbur dy javë më parë, ndërkohë që familja lajmërojë policinë thotë po shpresojnë që një ditë dera e tyre të hapet dhe djali i tyre do vijë drejt në shtëpinë e tyre – duke i dhënë fund agonisë së tyre.

Policia shkojë në shtëpinë e 23 -vjeçarit dhe u takua me nënën dhe babanë e Arsim Zendelit duke intervistuar ata mbi të dhënat e fundit.

Prindërit thanë se shpresuan gjatë prej se kur djalin e tyre e panë për herë të fundit në orët e para të mëngjesit të 7 priilit.

Sipas familjes, ai u largua me një automjet dhe prej atëherë nuk është parë e dëgjuar.

Asnjëherë, nuk e kishim menduar se ai nuk do të kthehej dhe do të largohej për kaq gjatë,” tha nëna e tij. “Mendova se ai do të largohej për rreth një orë dhe më pas ai do të kthehej në shtëpi.”

Policia e cila e ka shpalluar në personat e humbur thotë se po vazhdojnë kërkimet e gjera përgjatë zonës ku mendohet se do të jet zhdukur, ndërkohē që policia po përdor edhe helikopter nga ajri dhe anijet e rojes bregdetare nga uji – por deri tani ata kanë qenë të pasuksesshme, në kërkimet.

Policia tha se nëna e tij ka deklaruar se kohët e fundit e kuptoi se biri i saj vuante nga sëmundje mendore.

“Nëse dikush do ta shihte, ajo tha që është e sigurt se nuk është i rrezikëshëm dhe agresivë, tha Bashkime Zendeli, duke shtuar se “Ai ndoshta nuk është i vetëdijshëm për atë që po ndodh me mendjen e tij.”