Nipi i diktatorit të Koresë së Veriut Jong-un, është zhdukur pak ditë pasi është takuar me shërbimin sekret amerikan.
25-vjeçari besohet të jetë larguar nga autoritetet e Koresë së Veriut. Kim Han-sol u pa për herë të fundit në aeroportin e Taipei.
Dyshohet se Kam Han-sol donte të ikte në Amsterdam me nënën dhe motrën e tij në mënyrë që të kërkonte azil atje. Kur mbërriti në Taipei, kryeqyteti i Tajvanit, ai u takua me aktivistë nga grupi disident “Free Joseon” në aeroport. Kur familja donte të merrte fluturimin për në Amsterdam, ata nuk u lejuan të hipnin.
Disa orë më vonë, agjentët e CIA-s i kapën ata dhe që nga ajo kohë nuk ka asnjë gjurmë të tyre.
Siç shkruan ” New York Post “, ai dhe nëna dhe motra e tij po mbahen në një vend sekret nga agjentët e shërbimit sekret amerikan.