Një vajzë 13-vjeçare nga fshati Gelancë i Suharekës dyshohet se është zhdukur.
Rastin në polici e ka njoftuar babai i të miturës gjatë pasdites të së shtunës.
“Ankuesi ka raportuar se vajza e tij e mitur (13 vjeç) viktima, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raport.
Më tej bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.