Një vajzë 14-vjeçare është raportuar e zhdukur nga familja e saj në Velezh të Prizrenit, të cilët kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e saj edhe përmes mediave.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
“Është raportuar e zhdukur me datë 16.01.2024, por sot familja kanë kërkuar ndihmë edhe përmes mediave. Rasti është nën hetime nga Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren”, tha ai