B. R (emër i njohur për redaksinë) është zhdukur që nga dje.
Vetura e tij është gjetur e zbarazur në fshatin Janjevë të Lipjanit, por jo edhe i riu, ka marrë vesh me burime Gazeta Online ‘Reporteri.net’.
Rastin në Polici është paraqitur dje nga familjarët e të riu të zhdukur.
Reporteri.net ka kontaktuar të premten me Policinë e Kosovës, por ata nuk kanë dhënë ndonjë informacion lidhur me rastin.
Mësohet se i riu është nga rajoni i Ferizajt.
Ngjarja nuk është raportuar as në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.