Tash e katër ditë nuk dihet vendndodhja e një personi nga Prizreni.
Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se viktima është larguar nga shtëpia nga 23 janari dhe nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet.
“Prizren – 23.01.2025. Është raportuar se nga data e cekur viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është duke u hetuar.