Fjalë Kyçe

Zhduket supertalenti i Juventusit!

Zhduket supertalenti i Juventusit!

Mohamed Ihattaren është llogaritur nga mediat italiane si pasuesi i Ronaldos. Supertalenti holandez u transferua te Juve nga PSV 1.9 milionë euro.

Për të patur më shumë minutazh, Juventus vendosi ta huazoj atë te Sampdoria, shkruan Indeksonline.

Por, situata e tij tashmë është delikate. Ihattaren u kthye në Holandë javën e kaluar për arsye private dhe nuk është kthyer më.

Edhe thirrjet e vazhdueshme nga presidenti Massimo Ferrero janë injoruar nga holandezi.

19 vjeçari nga Utrechti ka mbyllur të gjitha rrugët e komunikimit me Itali dhe nuk po jep asnjë përgjigje për largimin e tij.

Sampdoria ka kërkuar ndihmë edhe nga mediat holandeze për të marrë informacione se ku ndodhet Mohamed Ihattaren dhe pse nuk po kthehet.