Zhdukja e futbollistes nga Kosova, Florijana Ismaili është bërë lajm botëror.
Mediat më të njohura botërore po shkruajnë dhe po raportojnë për zhdukjen e futbollistes shqiptare në liqenin e Comos në Itali. Ekipet e shpëtimit nga Zvicra po e bëjnë të pamundurën për ta gjetur futbollisten e Përfaqësueses së Zvicrës.
Florijana Ismaili është bërë lajm botëror.
Futbollistja nga Kosova, e lindur dhe rritur në Zvicër, është zhdukur që nga e shtuna pasdite në liqenin e Comos në Itali, ku kishte shkuar me një mike të saj.
Pasi kishte kërcyer nga anija në ujë, më nuk është shfaqur dhe nga ai moment rezulton e zhdukur.
Dhe, zhdukja e saj është bërë lajm botëror në mediat më të njohura të globit.
Ato kanë shkruar për futbollisten e Përfaqësueses së Zvicrës dhe ekipit Young Boys, por e kanë përmendur edhe faktin se ajo ka prejardhje nga Kosova.
Ekipet e shpëtimit nga Zvicra po e kërkojnë 24 vjeçaren, ndërsa është angazhuar edhe një robot për të kërkuar në thellësinë prej 100 metrash, sa vlerësohet i thellë ky liqe.
Bota e futbollit, por edhe sportit në përgjithësi është shokuar me lajmin për zhdukjen e Florijanës.
Shpresat që ajo të gjendet gjallë ekzistojnë. Të gjithë po luten për Florijanën…