Fjalë Kyçe

Zhdukja e mistershme e 19 vjeçares shqiptare: Doli për intervistë pune, por nuk u kthye më

Zhdukja e mistershme e 19 vjeçares shqiptare: Doli për intervistë pune, por nuk u kthye më

Një vajzë e re me origjinë shqiptare është zhdukur në rrethana të mistershme në rajonin e Atikas në Greqi. 19 vjeçarja Artemis Vasilis, doli nga banesa për një intervistë pune më datë 16 nëntor, por që prej asaj dite nuk u kthye më në shtëpi.

Kanë qenë familjarët e 19 vjeçares që kanë përcjellë denoncimin në polici. Media greke dhe policia po ashtu kanë dhënë detaje në lidhje me mënyrën sesi ishte veshur e reja në ditën e zhdukjes së saj.

Ajo ka dalë nga shtëpia e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një këmishë bojëqielli, ndërsa në xhep kishte vetëm 40 euro.

Media greke raporton se shqiptarja kishte patur një lidhje me një 24 vjeçar, raport për të cilin familjarët nuk ishin dakord. Ende mbetet mistër nëse zhdukja e të resë ka të bëjë pikërisht me këtë histori dashurie, apo kemi të bëjmë me një rrëmbim për rrethana krejt të ndryshme.