Fjalë Kyçe

Zhegrova fillon të lërë gjurmë te Lille, gol dhe asist në dy ndeshjet e fundit

Zhegrova fillon të lërë gjurmë te Lille, gol dhe asist në dy ndeshjet e fundit

Edon Zhegrova ka nisur ta tregojë veten te klubi i ri, Lille. Kampioni francez po çalon këtë edicion në ligë, megjithatë një yll i ri po lind aty.

Bëhet fjalë për talentin kosovar, Edon Zhegrova i cili ka filluar të bëhet prej futbollistëve kryesorë në klub.

Ai sonte zhvilloi ndeshjen e parë si startues, duke bërë asist fantastik në golin e vetëm të Lille në humbjen 1:2 ndaj Lens, transmeton express.

Ndërkohë, paraprakisht në barazimin 1:1 ndaj Angers, Edon Zhegrova shënoi një gol spektakolar nga distanca.

Këto dy paraqitje solide nga ai, u paraprinë nga dy paraqitje fenomenale që i pati me Kosovën në ndeshjet miqësore ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës, ku ishte prej lojtarëve më të dalluar.