Fjalë Kyçe

Zhegrova lojtari më i mirë për driblime në ligën zvicerane

Zhegrova lojtari më i mirë për driblime në ligën zvicerane

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova i cili luan tek skuadra zvicerane Basel, po vlerësohet për aftësinë e tij në driblime.

Zhegrova edhe pse luajti mjaftë pak ai prap u vlerësua si një nga futbollistët që ka arritur më së shumti driblime të sakta në ligën zvicerane.

21-vjeçari u huazua nga Genk te skuadra e Baselit gjatë vitit 2019.

Kurse deri më tani në këtë sezon ka arritur të luaj në 14 ndeshje ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë tre asistime.