Fjalë Kyçe

Zhegrova manovron me topin dhe shihet duke luajtur valle

Zhegrova manovron me topin dhe shihet duke luajtur valle

Edon Zhegrova e ka treguar edhe njëherë talentin e tij, duke bërë ekzibicione me topin, derisa më pas ia thotë vallëzimit së bashku me këngëtarin Butrint Imeri.

Edon Zhegrova njihet për aftësitë e tij për të dhuruar spektakël me topin, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar e ka shfaqur talentin e tij edhe në videon e fundit të postuar nga ai në Instagram, respektivisht në Instastory.

Futbollisti i Baselit shihet duke bërë ekzibicione me topin në kokë, ndërsa të njëjtën gjë nuk mund ta bëjë edhe këngëtari Butrint Imeri, i cili ishte së bashku me të në apartament.

Më pas, në sfond dëgjohet njëra nga këngët e këngëtarit Butrint dhe të dy fillojnë të vallëzojnë.

Zhegrova ishte titullar tek Kosova në ndeshjen me Republikën Çeke, ndërsa përfundoi në bankinë në duel me Anglinë, në kualifikimet e Euro 2020.

Anësori i djathtë po mundohet ta bind trajnerin e Baselit ta aktivizojë më shpesh pasi deri tash kishte hapësira të vogla tek ekipi zviceran.

https://tiger.cdnja.co/v/2e/2eWk.mp4?secure=ofbySY8cXOokITQMlCaaLA&expires=1568392200