Fjalë Kyçe

Zhegrova: Nga banka rezervë në formacionin e javës në Zvicër

Zhegrova: Nga banka rezervë në formacionin e javës në Zvicër

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është përfshirë në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës.

Derbi i shqiptarëve në javën e 13’të në Superligën e Zvicrës i zhvilluar dje mes Baselit dhe Xamaxit përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Edon Zhegrova shkëlqeu në këtë ndeshje te Baseli. Ai hyri si zëvendësues në minutën e 17’të dhe arriti që të krijoj disa raste shënimi, teksa asistoi te goli i shënuar nga sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi.

20 vjeçari u vlerësua më së larti nga kjo ndeshje, teksa arriti që të futet edhe në formacionin e javës në kampionatin zviceran të futbollit.