Fjalë Kyçe

Zhegrova shkëlqen në ndeshjen e parë të vitit

Zhegrova shkëlqen në ndeshjen e parë të vitit

Edon Zhegrova ka shkëlqyer në ndeshjen e parë të vitit 2024 me skuadrën franceze, Lille.

Zhegrova të shtunën shënoi “hat-trick” dhe kontribuoi me dy asistime në fitoren e thellë të Lillet përballë Golden Lion, 12:0.

Zhegrova fillimisht asistoi në dy golat e parë, e më pas realizoi në minutën e 33-të, të 41-të dhe të 42-të.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 1/32 së Kupës së Francës në futboll.

Golden Lion është skuadër e kategorive të ulëta të futbollit francez.