Fjalë Kyçe

Zhegrova te klubi i njohur nga Serie A?

Zhegrova te klubi i njohur nga Serie A?

Edon Zhegrova ka zgjuar interesim të ri nga Serie A.

Mesfushori ofanziv i Genkut së fundmi spekulohej se kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha në Evropë.

Kurse, portali “Cittaceleste.it” raporton se në garë për transferimin e tij ka hyrë edhe Lazio, transmeton lajmi.net.

Pasi që afati kalimtar i janarit do të mbyllet nesër, më 31 janar, një transferim i tillë do të duhet të presë deri në përfundim të këtij sezoni, kur hapet afati kalimtar i verës.

Lazio nuk do ta ketë të lehtë t’i sigurojë shërbimet e 19-vjeçarit, pasi që në garë për të janë edhe ky klube të tjera të mëdha evropiane, Barcelona dhe Milani.