Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka konfirmuar se ka marrë përkrahjen e Iniciativës Qytetare të Fushë-Kosovës.
Iniciativa Qytetare e Fushë-Kosovës është një fraksion i zhgënjyer nga dega e PDK’së në Fushë Kosovë e cila ka vendosur të ndahet përfundimisht nga PDK.
Këto organizata politike kanë arritur këtë marrëveshje të shkruar pas shumë takimeve derisa kanë arritur një marrëveshje të pëlqyeshme për të dyja palët.
Zyrtarë të Iniciativës kanë konfirmuar për Gazetën Express se për koalicion kanë pasur oferta të ndryshme nga partitë tjera si Vetëvendosje, Nisma e AKR. Megjithatë asnjë nga partitë tjera nuk kanë arritur të përmbushin kërkesat e Iniciativës, përveç AAK’së.