Fjalë Kyçe

Zhgënjen përsëri Atletico Madrid, gara për titull bëhet ende më e zjarrtë

Zhgënjen përsëri Atletico Madrid, gara për titull bëhet ende më e zjarrtë

Atletico Madrid ka bërë tjetër hap fals në përballjen me Real Betisin duke barazuar 1-1.

Pas humbjes befasuese përball Sevillas, Atletico Madrid nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë kundër Real Betisit dhe garën për titull e ka bërë ende më të zjarrtë, ku dallimi në mes vendit të parë në La Liga, që e mbanë Atletico Madrid dhe vendit të tretë që e mbanë Barcelona është vetëm dy pikë, kurse Real Madridi mbetet në pozitën e dytë me vetëm një pikë larg Atletico Madridit.

Deri në përfundim të kampionatit spanjoll kanë mbetur edhe tetë ndeshje, ku njëra ndër to do të jetë përballja direkte në mes Barcelonës dhe Atletico Madrid.