Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog e ka cilësuar si zhgënjyese mosmiratimin e Projektkodit Civil nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Szunyog tha se është legjislacion i rëndësishëm i cili nuk duhet të presë.
“Pas hapave premtuese të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës me miratimin në lexim të parë të projektligjeve për financimin e partive politike dhe deklarimin e pasurisë, mosbërja e njëjtë me Kodin Civil është zhgënjyese. Legjislacioni i rëndësishëm nuk duhet të presë”, ka shkruar ai.
Following the promising begging of the 🇽🇰 Assembly session today, with the adoption in the first reading of the draft laws on Political Party Financing and Disclosure of Assets, failure to do the same with the Civil Code is disappointing. Important legislation should not wait.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 16, 2022
Në sallë të Kuvendit ishin 77 deputetë, ku pro këtij kodi votuan 28, kundër votuan 29, ndërsa abstenuan katër deputetë.