Me vetëm dy mijë vota më shumë, kandidati republikan, Donald Trump është në epërsi ndaj Joe Biden, kandidatit demokrat për President të ShBA-ve, në Wisconsin.
Pas numërimit të rreth 90 për qind të votave, një organizatë amerikane që publikon rezultatet e zgjedhjeve, Decision Desk HQ thotë se Trump është duke avancuar me vetëm 2 mijë vota ndaj Biden në Wisconsin.
Të dy kandidatët kanë nga 49.2% të votave të fituara nga këtë shtet federal, në të cilin është duke u zhvilluar betejë shumë e ngushtë për fitore.
Siç shkruan Palmer Report, nëse Biden fiton në Michigan, Nevada dhe Wisconsin, atëherë ai do të jetë Presidenti i ardhshëm i ShBA-ve. Momentalisht, ai është duke fituar në dy prej tyre, por duke humbur për më pak se 3 mijë vota në Wisconsin.
Shtetet federale në të cilat po zhvillohet garë e ngushtë ndërmjet dy kandidatëve presidencialë, janë: Michigan, Pensilvania, Georgia, Nevada dhe Wisconsin.