Fjalë Kyçe

Zhvillime të reja për të ardhmen e Ramsey, mesfushori nuk shkon te Juventusi

Zhvillime të reja për të ardhmen e Ramsey, mesfushori nuk shkon te Juventusi

Zhvillime të reja rreth së ardhmes së Aaron Ramsey.

Mesfushori nga Uellsi po hyn në muajt e fundit të kontratës me Arsenalin, dhe e ardhmja e tij është e lidhur me shumë skuadra evropiane.

Derisa ditëve të fundit ka pasur shumë spekulime për një afrim të lojtarit me Juventusit, sot raportohet e kundërta.

Është skuadra e PSG që është përfshirë në garë për 28 vjeçarin e Arsenalin.

PSG mund t’i hap kahje tjetër këtyre bisedimeve, duke i ofruar 10 milionë euro Arsenalin për Ramsey, gjë që i mundëson skuadrës nga Londra të evitojë largimin falas të mesfushorit të tyre.